Rreth Nesh

Home > Rreth nesh > Rreth shoqërisë administruese

SHOQËRIA ABI INVEST SH.A

ABI Invest SH.A.-Shoqëri Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, është një shoqëri aksionare, me seli në Rrugën e Kavajës 27/1, Tiranë, Shqipëri.

Shoqëria Administruese “ABI Invest” mbikëqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”,  dhe Ligjit nr. 56/2020 dt 30.04.2020, “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”. Shoqëria administruese ka si objekt të aktivitetit të saj veprimtarinë e administrimit të aseteve të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, mbështetur në licencën me nr.6, datë 27.02.2020, lëshuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Shoqëria administruese vepron në mënyrë të rregullt, korrekte dhe në përputhshmëri me parashikimet ligjore gjatë kryerjes së veprimtarive të saj. Shoqëria përdor aftësitë dhe dijet e nevojshme, vepron me korrektësi dhe me kujdesin e duhur. Ajo përdor me efektivitet burimet dhe procedurat e nevojshme në mënyrë që të ushtrojë veprimtaritë e saj në mënyrë të shëndoshë. Gjithashtu, shoqëria shmang konfliktet e interesit në mënyrë që të garantojë që interesat e investitorëve të kenë përparësi dhe të qëndrojnë mbi interesat e aksionarëve të shoqërisë administruese të fondeve, mbi interesat e punonjësve të saj, ose të çdo personi të lidhur me të.

Me vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, nr. 203, datë 29.12.2020, u miratua Fondi i Investimit “ABI EIA”. 

Struktura e Aksionarëve të Shoqërisë Administruese:

Aksionari i vetëm i shoqërisë është Banka Amerikane e Investimeve SH.A., e cila zotëron 100% të aksioneve. Banka Amerikane e Investimeve SH.A. është pjesë e grupit NCH Capital dhe është banka e gjashtë në treg përsa i përket vlerës së aktiveve.