Publikime
Të nderuar Investitorë!
Duke ju falenderuar që jeni pjesë e sipërmarrjes tonë dhe keni treguar besim në përgjegjësinë tonë në përpjekjen e vazhdueshme për të synuar rritjen e përfitimit Tuaj, ABI Invest dëshiron T’ju njoftoje se:
Të vënë perballë zhvillimeve në arenën e tregjeve ndërkombëtare qysh prej lançimit të fondeve në EUR dhe USD, u treguam shumë të matur në materializimin e objektivave të investimeve në nivel industrie dhe individuale të portofoleve të fondeve.
Shoqëria vendosi të jetë më e kujdesshme në investime dhe të qëndrojë në cash për pjesën më të madhe të aseteve për ABI Flex EURO (rreth 65%) dhe 100% për ABI Flex USD, në mënyrë që të optimizonte impaktet e pritshme që këto zhvillime mund të kenë.
Me argumentin që:
- të dy fondet në monedhë të huaj si rezultat kujdesit të shtuar sa më lart, kanë shtyrë në kohë potencialin e rritjes së perfitueshmerisë së tyre
- duke vendosur interesin më të mire Tuajin të parin dhe
- me ndjenjen e larte të përgjegjësisë që udhëheq shoqërine tonë
ABI Invest vendosi që për sa kohe që investimet e aseteve te fondeve nuk kishin arritur ende konsolidimin, tarifat e fondeve (të cilat janë të parashikuara në Prospektet respektive) nuk do t’u ngarkoheshin investitoreve por do të paguheshin nga shoqëria administruese.
Kjo periudhe ka zgjatur nga lancimi i tyre në Nëntor 2021, deri në muajin Prill 2022 (muaj gjatë të cilit shoqeria nisi aktivisht investimet). 1 Maji 2022 shënon datën e parë kur kane nisur aplikimet e tarifave për të dy fondet ABI Flex EURO dhe ABI Flex USD.