Publikime

Home > Publikime > Njoftime

Njoftim lidhur me disa ndryshime në Prospektin e Fondit të Investimit ABI Flex USD datë 05/12/2022

Të nderuar investitorë të Fondit të Investimit ABI Flex USD,

Shoqëria administruese ABI Invest Invest sh.a, informon investitorët e saj se ndryshuar Prospektin e Fondit të Investimit ABI Flex USD.

Ndryshimi lidhet me lejimin e investimit me mbi 35% të NAV në tituj borxhi të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky ndryshim është reflektuar në Prospekt, konkretisht në nenin “2.3 Qëllimi i investimit dhe politika e investimit”, paragrafi i parafundit (cituar më poshtë):

“Fondi mund të investojë më tepër se 35% të aktiveve të tij, në tituj të emetuar nga një emetues i vetëm me kusht që të jenë emetuar apo garantuar nga një prej shteteve të BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) apo Republika e Shqipërisë.”

Në website e shoqërisë, do të mund të gjeni versionin final të këtij Prospekti i cili është miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim të Bordit nr. 227 datë 30.11.2022.

 

Ju faleminderit,

ABI Invest Sha