Publikime

Home > Publikime > Njoftime

Njoftim për publikun

Të nderuar klientë,

Në kuadër të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ABI Invest është kujdesur të marrë masat e duhura për mbrojtjen tuaj dhe të punonjësve të saj, nga prekja prej COVID-19.

Kemi ndërmarrë masa parandaluese për sigurinë e klientëve dhe punonjësve:

Dezinfektimi i ambienteve të brendshme të shoqërisë (sistemi i ventilimit, postet e punës dhe ambientet e përbashkëta);
Shpërndarja e dezinfektuesve për të gjithë agjentët e ABI Invest;
Kujdesi dhe higjena personale janë themelore në parandalimin e përhapjes së këtij virusi:

Larja e shpeshtë e duarve dhe përdorimi i lëngjeve antiseptike;
Shmangia e takimeve shoqërore në ambiente të mbipopulluara, ruajta e distancës nga persona me simptoma gripi dhe evitimi i prekjes së fytyrës.
Ju lutemi të mirëkuptoni mënyrën e menaxhimit të hyrjes dhe veprimeve në degë:

Nëse keni shfaqur simptoma virale, dhe ju duhet asistenca jonë, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me nevojat tuaja për shërbimet financiare, nëpërmjet; email: [email protected] , tel: +355 44 537390

Bashkë me ju, do të punojmë për një mjedis sa më të sigurt për të gjithë.

Faleminderit për mirëkuptimin!