Kuadri Ligjor
Home > Kuadri ligjor > Autoriteti mbikëqyrjes financiare
Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare
Me qëllim reformimin e sistemit rregullator financiar jobankar, në muajin tetor 2006 u realizua integrimi i enteve rregullatore-mbikëqyrëse për aktivitetin e tregjeve dhe subjekteve në fushën e sigurimeve, tregut të titujve, si dhe instituteve të fondeve të pensioneve vullnetare.
Në këtë kuadër, u realizua unifikimi i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), si dhe Inspektoriatit të Instituteve të fondeve të pensioneve vullnetare , duke krijuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), si të vetmin institucion përgjegjës për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e të gjithë aktivitetit që i përket sektorit financiar jobankar në Shqipëri.
Fusha kryesore e veprimtarisë së Autoritetit është rregullimi dhe mbikëqyrja:
- e tregut të sigurimeve dhe operatorëve të tij;
- e tregut të titujve dhe operatorëve të tij;
- e tregut të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive;
- e tregut të pensioneve private vullnetare dhe operatorëve të tij;
- e veprimtarive të tjera financiare jobankare.
Funksioni i Autoritetit është që me anë të mjeteve ligjore, administrative dhe të informacionit, të mbrojë konsumatorët, si dhe të ruajë stabilitetin e transparencën në fushën e sigurimeve, fondeve te investimeve, titujve dhe pensioneve private vullnetare. Aktiviteti i AMF karakterizohet nga profesionalizmi, transparenca dhe standardi i lartë i shërbimit për të gjitha grupet e interesit.
Për më tepër ju lutemi vizitoni: Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare